SELISHTË- Rritja e nivelit të ujërave të lumit Vjosë po rrezikon bllokimin e autostradës në Selishtë të Mallakastrës.
Si pasojë e reshjeve të shumta, uji është afruar ndjeshëm me aksin rrugor, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Autoritetet dhe strukturat e emergjencës ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa u bëhet apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në këtë segment rrugor.


