VIDEO/ UFC: Gaethjes tregon muskujt, thyen Ferguson dhe sfidon Khabib

schedule09:37 - 10 Maj, 2020

schedule 09:37 - 10 Maj, 2020

MMA nuk është ndalur as nga pandemia, pasi Dana White ka organizuar disa përballje mjaft të forta. Tony Ferguson duhet të ndeshej me Khabib, por ai nuk mund të fluturonte drejt SHBA-vë dhe u ndesh me Justin Gaethjes, i cili i shkaktoi atij humbjen e parë pas 12 fitores. Takimi i UFC 2149 u dominua nga Gaethjes, i cili festoi në fund në “Vystar Veterans Memorial Arena” të Florida, ku u zhvillua beteja pa praninë e tifozëve.

Përballja zgjati pesë raunde, pasi Ferguson kishte marrë disa goditje që i shkaktuan dëmtime në këmbë dhe në kokë. Për këtë gjyqtari i duelit e ndali betejën mes dy luftëtarëve. Gaethjes nuk mjaftohet me titullin “interim” dhe kërkon të vërtetin, duke sfiduar kampionin Khabib.

TAKIMI TJETËR – Henry Cejudo ka mbrojtur titullin në peshën “Bantamweight”, pasi mposhti Dominick Cruz. Një dominim total dhe një ndeshje e mbyllur me TKO që në raundin e dytë, pasi rivali i tij nuk ia doli të rezistonte ndaj goditjeve të marrë.

Cejudo, veç fitores, iu gëzua edhe një tjetër arritjeje, duke u bërë pas Daniele Cormer, i dyti luftëtar që ia del të mbrojë dy breza në kategori të ndryshme. Pas ndeshjes ai kishte edhe diçka për të thënë: “Jam i lumtur me atë që kam bërë në karrierë. Që në moshën 11-vjeçare kam punuar dhe kam sakrifikuar për MMA.

Tani po tërhiqem, ka ardhur koha që edhe unë të krijoj familje. Dana White, faleminderit për ato që ke bërë për këtë sport dhe për mua në veçanti. Tani rrini të qetë, nuk do të dëgjoni më për b****n time tani”. /abcnews.al

 

Henry Cejudo