VIDEO | Uellsi në avantazh, vëllezërit Hazard ndëshkojnë Rusinë

schedule18:22 - 16 Nëntor, 2019

schedule 18:22 - 16 Nëntor, 2019

Uellsi e ka finale ndeshjen e sotme kundër Azerbajxhanit në transfertë dhe ka arritur të gjejë golin e avantazhit shumë shpejt. Kieffer Moore ka zhbllokuar sfidën në minutën e dhjetë. Sulmuesi i Wigan përfitoi nga një goditje këndi dhe shënoi me kokë.

Gol edhe në Rusi. Belgjika nuk njeh kundërshtarë dhe ka kaluar në avantazh me anë të Thorgan Hazard. Lojtari i Dortmund shënoi në minutën e 19-të. 26-vjeçari mori një pasim nga Eden, vëllai i tij, dhe lëshoi një goditje fantastike që përfundoi në rrjetë. Belgjika njeh vetëm fitore dhe është pranë arritjes së suksesit të nëntë në po kaq ndeshje në fazën eliminatore të Euro 2020. /abcnews.al