VIDEO/ “Uauu Bayraktar..!”, momenti kur droni turk shkatërron sistemin anti-ajror të rusëve

schedule13:27 - 10 Mars, 2022

schedule 13:27 - 10 Mars, 2022

Ukrainasit janë duke bërë një luftë më të mirë se rusët online duke shpërndarë vazhdimisht pamje nga betejat që janë duke u zhvilluar në qytete të ndryshme të vendit.

Sëfundmi, ukrainasit kanë publikuar pamjet nga momenti kur një dron turk godet një sistem anti-ajror të lëvizshëm të rusëve, BUK. Ky i fundit duket se ka lëshuar dy nga raketat e tij dhe dy të tjera janë ende në gatishmëri, por gjatë sulmit nga droni ato shpërthejnë duke shkatërruar tërësisht edhe mjetin.

Çfarë ka ndodhur sot në Ukrainë

Një spital fëmijësh dhe një maternitet janë shkatërruar në një sulm ajror rus në një spital në qytetin jugor të Mariupolit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quan sulmin ndaj objektit një “krim lufte”. “Shkatërrimi është kolosal,” thotë këshilli i qytetit.

SHBA paralajmëron se Rusia mund të planifikojë një sulm kimik ose biologjik në Ukrainë.

Ligjvënësit amerikanë kanë miratuar një plan ndihme prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa FMN ka miratuar 1.4 miliardë dollarë financime emergjente.

Moska ka pranuar përdorimin e armëve termobarike në konfliktin që ndërkohë po numëron 1300 të vdekur, për Ukrainën “është gjenocid”, UNICEF regjistron më shumë se një milion fëmijë refugjatë.

Kina akuzon NATO-n se po e shtyn Rusinë në konflikt. Çernobili mbetet pa energji elektrike, por për Aiea nuk ka asnjë “rrezik sigurie”.

Ushtria ukrainase nisi një kundërsulm kundër forcave ruse për të mbrojtur kryeqytetin e Kievit.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Happeu, ka thënë se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike.

Ka përfunduar takimi mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas. Në një konferencë për mediat, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura.

Lavrov akuzoi Perëndimin se po “vepron në mënyrë të rrezikshme” duke furnizuar me armë Ukrainën, ndërsa shtoi se kjo përbën shkelje të “të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!