Ka mbërritur në ambjentet e policisë së Tiranës, Safet Bajri. Gazetarja Bleona Sari ka regjistruar momentin kur Safet Bajri shoqërohet në drejtorinë e policisë në Tiranë, I shoqëruar nga forcat RENEA. Sic shihet Bajri mbahet me pranga në duar ndërsa hyn në ambjentet e policisë.
Bajri u shoqërua fillimisht në policinë e Shkodrës me urdhër të SPAK, më pas nën masa të rrepta sigurie Bajri u transferua në Tiranë.
Kujtojmë se Bajri u arrestua mesditën e kësaj të premteje në Shkodër në banesën e tij. Burimë për ABC News thanë se Bajri nuk bëri rezistencë në momëntin e arrestimit.
Mësohet gjithashtu se urdhër ndalimi janë lëshuar edhe për Asmer Bilalin dhe Behar Bajrin, ky I fundit ndodhet aktualisht në burgun e Reçit ku do t’I komunikohet masa dhe akuza e re e ngritur nga SPAK./abcnews.al