VIDEO/ U qëllua me armë zjarri në fytyrë, pamjet nga vendi ku ndodhi atentati ndaj Mariglen Hakës

schedule15:44 - 8 Qershor, 2022

schedule 15:44 - 8 Qershor, 2022

Abcnews.al ka siguruar pamjet nga vendi ku ndodhi atentatit ndaj anëtarit të bandës së Niklës, Mariglen Haka.

Mariglen Haka u qëllua me armë zjarri mesditën e sotme në një kryqëzim në Nikël.

Plumbi e kapi të riun në fytyrë (nofull), ndërsa mësohet se është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Momentin e atentatit, Marigleni ka qenë duke lëvizur me makinë, ndërsa  është qëlluar me pistolete ne nofull nga një person ende i paidentifikuar i cili lëvizte në këmbë.

Në  shtator te 2019 Hakës iu be një atentat në Nikël, ku mbeti e vrarë halla e tij shpresa Basha.

Lexo edhe: Atentat Mariglen Hakës, vritet halla e tij (Emrat)

KUSH ËSHTË MARIGLEN HAKA

I njohur ndryshe dhe si Marklen Haka i lindur me 04.04.1991 është një personazh i njohur për policinë.

Si një prej të “fortëve” të Fushë – Krujës 28 vjeçari u arrestua në Shtator vitin 2018 së bashku me disa persona të tjerë gjatë një aksioni të RENEA-s në Nikël të Fushë-Krujës. Ata u vunë në pranga për posedim pa leje të armëve dhe municioneve luftarake dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Bashkë me të u arrestua edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, pikërisht personi që sonte transportoi në Spitalin e Traumës hallën dhe nipin që ranë pre e atentatit të armatosur.

/abcnews.al/