ABC News, ka siguruar pamjet e ekzekutimit mafioz të 27-vjeçarit Klaudio Prendi, pak pas mesnatës të së hënës në rrugën Xhanfize Keko.
Në këto pamje, shihet momenti kur Klaudio Prendi rreth orës 12:30 minuta ka dal i vetëm nga ambientet e lokalit, ku ishte nën shoqërinë e miqëve të tij dhe sapo hipën në automjetin luksoz G Class, autorët afrohen me shpejtësi nga me një Audi a4 me portobagazh dhe i dalin paralel.
Ky është edhe moment ku nga dritarja e pasagjerit mbrapa të makinës së autorëve qëllohet me të paktën 5 plumba në xhamin e e makinës së Klaudio Prendit, I cili ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
I gjithë atentati ndodh në 10 sekonda, ndërsa autorët largohen në drejtim të kryqëzimit me rrugën Sadik Petrela për të dal më pas tek rreth rrotullimi I Shkozës.
Ndërkohë në të njëjtat pamje, shihet se mbrapa automjetit që përdorte viktima ka qenë një tjetër makinë tip “Porsche Kajen”, I cili në momentin kur ndodh ekzekutimi ikën mbrapa.
Në pamje të tjera që janë administruar nga grupi hetimor, rezulton se autorët kanë pritur për disa minuta, Klaudio Prendin në një rrugicë pranë vendit të ngjarjes. Ka dyshime se ata kën pasur një informatort që u ka kallëzuar në momentin që Klaudi Prendi I është drejtuar makinës që kishte të parkuar vetëm disa metra larg lokalit ku ishte ulur./abcnews.al