Klubi i PSG-së tashmë dihet se ka pezulluar Messin për një periudhë për arsye se udhëtoi drejt Arabisë Saudite pa autroizimin e klubit.
Për këtë situatë, ka ardhur edhe reagimi për herë të parë nga Leo Messi.
“Dua t’u kërkoj falje shokëve të skuadrës dhe klubit. Mendova se do të kishim një ditë pushimi pas ndeshjes, si zakonisht dhe e kisha organizuar tashmë udhëtimin dhe nuk mund ta anuloja, e kisha bërë në të kaluarën. Jam këtu, duke pritur se çfarë do të vendosë klubi”, është shprehur Messi./ h.ll/abcnews.al