Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mengel të Elbasanit.
Mësohet se një motor është përplasur me automjetin e policisë ku ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.
Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, drejtuesi i motorit i ka prerë rrugën makinës së policisë duke bërë që kjo e fundit të mos evitojë dot përplasjen.
Drejtuesi i motorit ka qenë i papajisur me kokore, dhe ka kryer një manover për tu kthyer.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit është plagosur rëndë, dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka mundur ti mbijetoje plagëve të marra.
Edhe pse i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale disa orëshe, ai nuk mundi ti mbijetoje aksidentit.
Mësohet se i aksidentuari është i moshës rreth 60 vjeç por ende i paidentifikuar./abcnews.al