Derbi i kampionatit spanjoll u mbyll me fitoren 0:1 të Barcelonës në ndeshjen ndaj Atletico Madridit dhe pas ndeshjes e gjithë vëmendja u përqendrua në një skenë që nuk shihet shpesh në futboll.
Savic dhe Torres u përleshën me njëri-tjetrin dhe dueli i tyre shpejt bëri xhiron e rrjeteve sociale dhe mblodhi një numër të madh shikimesh, reagimesh dhe komentesh.
Dy futbollistë morën nga një karton të kuq, të cilët tani i pret një pezullim të rëndë.
Gazeta katalanaser “Sport” raporton se po shqyrtohet nëse ky konflikt është një zënkë dhe nëse mund të karakterizohet si sulm fizik ndaj një lojtari tjetër.
Dënimi më i vogël në një rast të tillë arrin në katër ndeshje pushim, ndërsa në rastin më të keq lojtarët do të duhej të “pushonin” deri në 12 ndeshje në La Liga. /G.D abcnews.al/
The gloves are off!! ?
Ferran Torres and Stefan Savic are both sent off for this little scrap… ?#AtletiBarça pic.twitter.com/Po8DLGLnT0
— LaLigaTV (@LaLigaTV) January 8, 2023