Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkon me plagë në spital/ Vlorë, 37 vjecari Skerdi Mehmetaj ka plagë plumbi në këmbë

schedule15:33 - 22 Shtator, 2025

schedule 15:33 - 22 Shtator, 2025

Një person u plagos me armë zjarri mesditën e së hënës në zonën e Lungomares në Vlorë.

Skerdi Mehmetaj i njohur edhe si Skeri Piperi ka marrë plagë në pjesën e këmbës ndërsa ndodhet në urgjencën e spitalit të Vlorës, në gjendje kritike.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia thotë se 37-vjeçari nga Selenica është plagosur në rrethana ende të paqarta.

Abc neës ka mësuar se në momentin e plagosjes, Skerdi Mehmetaj ndodhej brenda automjetit të tij tip audi.

Dyshimet janë që i riu është konfliktuar verbalisht me disa persona që ndodheshin jashtë makinës.

Xhami i parë i makinës së 37-vjeçarit është I thyer ndërsa grupi I hetimit dyshon se mund të kemi të bëjmë me një vetëplagosje në momentin që Skerdi Mehmetaj ka nxjerrë armën.

Ende nuk është marrë dëshmia e të plagosurit, pasi është nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Vlorës në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, ndërkohë që janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë pranë bizneseve të zonës, që pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!