Ahmet Calik, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në një aksident automobilistik, është nderuar nga futbollistët e Besiktas dhe Gaziantep.
Në ndeshjen hapëse të kësaj jave të Superligës turke, topi është nxjerrë jashtë në minutën e gjashtë.
⚫ Beşiktaş ve Gaziantep FK futbolcuları, 6. dakikada oyuna ara vererek Ahmet Çalık'ı andı. #BJKvGFK pic.twitter.com/G4V5fq4GRu
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) January 14, 2022
Të gjithë nisën të duartrokisnin në nderim të Calik, i cili në moshë të re iku nga kjo botë dhe pikëlloi shumë njerëz. / abcnews.al