VIDEO/ U kthye me ca kilogramë tepër te Tirana, Noizy i vjen në ndihmë Michael Ngoo

schedule21:31 - 13 Shtator, 2021

schedule 21:31 - 13 Shtator, 2021

Michael Ngoo vendosi të rikthehet te Tirana  në merkaton e erës pas aventurës së mbyllur para kohe në Qipro, ku nuk arriti të lërë gjurmë. Anglezi kishte kohë pa luajtur dhe iu desh kohë për të ardhur në gjendjen e duhur fizike.

Në ndeshjen e parë ndaj Skënderbeut, ku shënoi dy gola, Ngoo tregoi e është dobësuar 10 kg në 5 javë, por duket se ai kërkon akoma më shumë nga vetja fizikisht.

Në ndihmë i vjen një i apasionuar pas palestrës dhe shok i mirë me anglezin, reperi Noizy. Ai e ka “futur” sërish Ngoo në dorë dhe po e ndihmon të stërvitet fort në palestër.

Edhe para dy vitesh ndodhte e njëjta gjë, ndërsa Ngoo ankohej atëherë për “zborin” që Noizy i rezervonte në palestër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!