VIDEO/ U kap me kokainë dhe tableta ekstazi, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë

schedule15:16 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:16 - 11 Shtator, 2024

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke shitur doza kokainë dhe tableta ekstazi në tabakinon që administronte në Dhërmi.

“Gjatë kontrollit në tabakinon që ky shtetas administronte dhe në banesën e tij në fshatin Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza kokainë, tableta me ekstazi, shuma parash (286 000 lekë, 60 euro, 15 paund dhe 25 dollarë), 2 celularë dhe një automjet tip “Range Rover”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.