Kavajë- Finalizohet operacioni policor i koduar “Drawer”.
Në pranga është vënë një 39-vjeçar pasi qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë.
Arma e zjarrit ishte e fshehur në një ndarje të posaçme (sirtar) ndërmjet dy sediljeve të automjetit, gjithashtu u gjet dhe municion luftarak gjatë kontrollit.
Gjatë këtij operacioni nisi procedimi penal edhe për pasagjerin që ndodhej në automjet, shtetasin 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim krimi”.


