Edi Reja ka shpallur tashmë listën e lojtarëve që do të ketë nën urdhrat e tij për ndeshjet e fundit të Nations League, ndaj Izraelit dhe Islandës.
Në këtë listë pavarësisht formës së mirë të treguar nga Anis Mehmetit, mungonte emri i tij.
Por 21-vjeçari shqiptarë i është përgjigjur trajnerit të kombëtares me gol, teksa në minutën e 15-të të takimit ku Wycombe humbi përball Derbyt, Mehmeti tundi rrjetën e kundërshtarëve për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
Gjithsesi ky gol nuk shërbeu që skuadra e tij të dilte me pikë nga kjo transfertë, pasi Derby arriti të përmbyste çdo gjë në pjesën e dytë.
Ky është goli i pestë për mesfushorin shqiptar në 9 ndeshje në kampionat.
/f.a/abcnews.al