VIDEO/ U favorizuan nga erërat, neutralizohen flakët pranë dy banesave në Krujë

schedule13:38 - 21 Tetor, 2023

schedule 13:38 - 21 Tetor, 2023

Erërat e forta kanë favorizuar zjarrin në disa parcela pranë fshatit Gramzë të Krujës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës të Krujës, flakët janë neutralizuar pranë dy banesave.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm. Ai është vendosur për djegien e kashtave të produkteve bujqësore në parcelat e zonës së Gramzës./abcnews.al