Pjesa e parë e takimit Chelsea-Crystal Palace u mbyll pa gola. Pushimi i ka bërë mirë djemve të Frank Lampard, të cilët kanë kaluar në avantazh në minutën e 50-të.
Aksion nga e djathta dhe finalizim i Benjamin Chilwell, i cili mposhti portierin mik me një goditje të fortë nga brenda zonës.
Le missile de Chilwell ? #CHECRY pic.twitter.com/7eCKRdmMYY
— Rs3? (@karim_95h) October 3, 2020
Goli i parë me “Blutë e Londrës” për mbrojtësin e majtë, për të cilin klubi londinez pagoi 50 milion euro te Leicester City në muajin gusht. /abcnews.al

