VIDEO/ Turqia në super formë, Holanda dhe Kroacia marrin fitoret e para

schedule19:56 - 27 Mars, 2021

schedule 19:56 - 27 Mars, 2021

Fitojnë Turqia, Holanda dhe Kroacia në eliminatoret e Botërorit Katar 2022. Kombëtarja turke triumfoi 0-3 përballë Norvegjisë, sfidë që u luajt në Malaga të Spanjës. Ozan Tufan i Fenerbahces dhe Caglar Soyuncu i Leicester City i dhuruan ekipit të Senol Gunes avantazhin e dyfishtë në pjesën e parë.

Mesfushori i Fenerbahces realizoi golin e dytë personal në pjesën e dytë dhe vulosi suksesin me “tris” të Turqisë. Haaland me shokë nuk treguan asgjë nga potencial i tyre, teksa Kristian Thorstvedt la Norvegjinë me dhjetë lojtarë në minutën e 80-të.

https://streamable.com/i8ql4c

Fitorja e dytë radhazi pas asaj 4-2 kundër Holandës dhe vendi i parë me 6 pikë në grupi G për Turqinë, po aq sa numëron edhe Mali i Zi.

https://streamable.com/04kmen

Holanda reagoi pas humbjes në Stamboll dhe siguroi tre pikët e para. “Tulipanët” mposhtën 2-0 Letoninë. Steven Berghuis zhbllokoi ndeshjen pas gjysmë ore lojë, ndërsa Luuk De Jong realizoi golin e dytë të Holandës në minutën e 69-të.

Kroacia iu fal golit të Mario Pasalic në fundin e pjesës së parë për të thyer 1-0 Qipron në Rijeka. Mesfushori i Atalantës realizoi me kokë në minutën e 40-të, gol që i dhuroi nënkampionëve të botës tre pikët e para në grupin H. Bjellorusi-Estoni përfundoi 4-2 për skuadrën vendase. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!