Tuna Sejdi ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një event që mblodhi disa personazhe të famshëm. Mes tyre ishte dhe Orinda Huta. Ka qenë Tuna, nënë e dy djemve të vegjël, e cila ka ndarë disa momente nga darka, ku shihet pranë moderatores, e cila gjithashtu ka një vajzë një vjeçare.
“Atara për Zen-in. U kry bac.”, ka shkruar Tuna duke treguar se do të marrë vajzën e Orinda Hutës për djalin e saj të dytë. “Për shkuesinë tonë”, dëgjohet duke thënë këngëtarja ndërsa bën gëzuar me Orindën. Ky moment është shoqëruar me shumë të qeshura në tavolinë.
/abcnews.al