Shakira ka qenë shumë herë “kryefjalë” në lajme së fundmi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për divorcin e saj nga Gerard Pique, për lidhje të supozuara apo për akuza për evazion fiskal.
Kësaj radhe, ylli kolumbian u kritikua sepse një pjesëtar i sigurimit të saj kapi me forcë një fanse që donte t’i afrohej.
Sipas raporteve të marra nga emisioni i Amerikës Latine “Siéntese quien pueda”, një incident ka ndodhur së fundmi jashtë një hoteli në Miami gjatë “Javës së Muzikës Latine 2023”, ku përfshihej një fans dhe një nga rojet e sigurisë së Shakirës.
Konkretisht, teksa këngëtarja po dilte nga një intervistë, një fans tentoi t’i afrohej, mesa duket i emocionuar për mundësinë për t’u takuar dhe për të bërë foto me këngëtaren.
Megjithatë, sipas pamjeve të siguruara nga emisioni, një roje sigurie ka ndërhyrë në mënyrë agresive dhe në vend që ta largonte me mirësjellje fansin, u shfaq duke sulmuar personin në fjalë, duke e kapur nga bluza dhe duke e shtyrë në mënyrë agresive.
Këngëtarja kolumbiane u kritikua ashpër nga njerëzit në rrjetet sociale, pasi shumë menduan se ajo duhej të kishte ndërhyrë për të ndihmuar fansin ose për të ndaluar truprojën e saj./abcnews.al