VIDEO/ Trupi “shoshë” në plumba, si u vra Endri Mustafa në Shkodër, gjendet pistoleta e krimit

schedule11:08 - 17 Maj, 2021

schedule 11:08 - 17 Maj, 2021

Shkodër- ABC ka zbardhu detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Endri Mustafës në Shkodër. Mësohet se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja. Ndërkohë në armë është gjetur edhe një plumb i pa shkrepur.

Viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, i vrarë me armë zjarri. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë. E.L/abcnews.al/