Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e së martës në portin e Pireut, ku si pasojë ka humbur jetën një 36-vjeçar. Anija është gati për tu nisur nga porti i Pireut me destinacion portin e Heraklion, Kretë.
Por kur 36-vjeçari përpiqet të hipë në anije, ekuipazhi i “Blue Horizon” e largon. Por kur burri arrin të ngjitet në katapultë të anijes, dy persona nga ekuipazhi Blue Horizon e shtyjnë atë jashtë anijes duke vazhduar procedurat e nisjes.
Βίντεο σοκ: Το πλήρωμα έσπρωξε από το Blue Horizon στον θάνατο τον 36χρονο που σκοτώθηκε στο λιμάνι Πειραιά pic.twitter.com/FdzFTliZLg
— kakajason (@kakajason50) September 5, 2023
Burri përpiqet të qëndrojë në katapultë dhe të hipë në anije për të udhëtuar në Heraklion, por dy anëtarët e ekuipazhit përsëri e shtyjnë atë me dhunë për ta hedhur nga anija.
Përpjekja e burrit është e kotë, dy anëtarët të ekuipazhit ia dalin dhe e shtyjnë. Ai humbet ekuilibrin dhe bie në det, ndërsa Blue Horizon niset për në Heraklion sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Βίντεο σοκ: Το πλήρωμα έσπρωξε έξω από το πλοίο τον επιβάτη που σκοτώθηκε στο Blue Horizon pic.twitter.com/sc1z7SvVni
— kakajason (@kakajason50) September 5, 2023
“Informojmë pasagjerët se vonesa e nisjes së anijes është për shkak të një incidenti të ndodhur në portin e Pireut. Anija nuk ka përgjegjësi për incidentin. Faleminderit për mirëkuptimin”, ishte informimi i marrë nga pasagjerët e anijes ndërsa Blue Horizon u urdhërua të kthehej në portin e Pireut.
Pothuajse njëkohësisht me zbulimin e videos shokuese nga mediat greke që tregon dy anëtarët e ekuipazhit duke hedhur nga katapulta duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit, u bë e ditur se kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhi i tij u arrestuan.
Kompania e anijes thuhet se është e vendosur të ndryshojë kapitenin dhe anëtarët e ekuipazhit të anijes për të kryer itinerarin për në Heraklion të Kretës.
/abcnews.al