Video tronditëse: Mësuesja e notit hedh në pishinë fëmijën me xhup dhe këpucë

schedule15:41 - 19 Tetor, 2020

schedule 15:41 - 19 Tetor, 2020

Një video po bën xhiron e internetit në të cilën një mësuese noti shfaqet duke hedhur një fëmijë një vjeç në pishinë me rroba.

Sipas Daily Mail, gruaja, e quajtur Shannon, është një instruktore noti dhe jep mësim për fëmijët e vegjël.

Siç shihet në video, gruaja e shtyn fëmijën drejt skajit të pishinës para se ta hedhë atë në të.

Vajza e  vogël bie me fytyrë poshtë në ujë, tronditet dhe dëgjohet teksa  bërtet nga frika e mbytjes.

Në fund e vogla arrin ta kthejë trupin në një mënyrë të tillë që koka të dalë nga uji për të marrë frymë.

https://www.tiktok.com/@whynot0818/video/6883261615844658438?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.protothema.gr%2F&referer_video_id=6883261615844658438

Gjatë gjithë kohës, instruktoja thjesht qëndron dhe shikon reagimet e fëmijës dhe, rreth 30 sekonda pasi fëmija bie në ujë, e ngre atë lart.

“Qarje = frymemarrje. Ne duam që fëmijët tanë të kenë kokën mbi ujë ”, shkroi ajo në TikTok.

Megjithëse videoja mund të jetë tronditëse, kjo teknikë përdoret nga instruktorët amerikanë të notit që mësojnë teknikat e mbijetesës.

Teknika e quajtur “rrotullimi i frymëmarrjes” kërkon shumë muaj praktikë, por prindërit ndihen më mirë me idenë se fëmija i tyre do të mbijetojë nëse bie në një pishinë. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!