Video tronditëse e bullizmit mes fëmijëve, psikologia: Duhet shtuar shërbimi social në shkolla

schedule08:20 - 25 Shtator, 2020

schedule 08:20 - 25 Shtator, 2020

Një video, ku disa fëmijë bullizojnë moshatarin e tyre është bërë virale në internet. Për këtë temë është diskutuar edhe mëngjesin e sotëm në emisionin ABC e Mëngjesit.

Psikologia Sibora Kalluçi ka folur për çështjen e bullizmit, ku sipas saj në shkolla duhen shtuar punonjësit e shërbimit social.

Gjithashtu, ajo ka theksuar se edhe familja ka një rol parësor, pasi një fëmijë që bullizon, është mësuar në atë mënyrë nga të afërmit.

“Rastet konkrete që unë kam ndjekur nga kolegët e mi apo që kam ndjekur, pikërisht që kanë tronditur kanë marrë edhe ndihmën e shtetit. Të dyja palët kanë nevojë. Kjo bullon vërtetë sepse të dy janë viktima si ai që ka rënë pre edhe ai që e bën.

Ajo që kam mësuar nga puna ime është se fëmijët që bullojnë, kanë prindër të tillë që kanë bulluar gjithë kohës.

Shteti ka instanca të caktuara që duhet të funksionojnë, po nuk funksionojnë si duhet. I ka mundësitë. Ashtu siç çdo lagje ka ambulanca ashtu edhe kjo kështu duhet të jetë.

Në fakt ky fillim i vitit shkollor, ka hasur shumë probleme. Idea është që ka psikolog në shkolla, po një pëe 2500 nxënës. Është shumë e vështirë duhet shtuar shërbimi social në shkolla jo një psikolog në 2-3 shkolla.

Është një trekëndësh fëmija, prindi dhe psikologu, po tek ne nuk funksionuan marrëdhënia e familjes dhe kjo krijon probleme.

Në qoftë se midis djemve dhuna fizike është ajo që ndodh më shumë te vajzat dhuna psikologjike është më shumë.  Ky person që filmon, ka qenë i bulluar vetë. Pra duhet dëgjuar edhe versioni i tij, mos ka qenë edhe ai viktimë në këtë formë.

Ka nga të gjitha rastet, kryesisht fëmijët që bullojnë, kanë prindër neglizhent. Fatkeqësisht për kur fëmija e tyre është bullizuar, prindërit janë më bashkëpunues”, tha psikologia. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!