Video tronditëse e anijeve në bregdet, tregon forcën e Ciklonit në Greqi

schedule10:19 - 19 Shtator, 2020

schedule 10:19 - 19 Shtator, 2020

Cikloni mesdhetar “Ianos” po godet brigjet perëndimore të Greqisë. Një video tronditëse nga Sami, Kefalonia, ilustron forcën me të cilën cikloni është duke përfshirë të gjithë Greqinë perëndimore.

Në video shihet  se si anijet në breg lëvizin nga fuqia e madhe e erës dhe dallgëve.

Situata në zonat e  prekura nga cikloni paraqitet serioze. Deri më tani dy persona kanë humbur jetën, ndërsa raportohet edhe për të zhdukur.

Rrugët janë përmbytur nga shirat e vrullshën, në zonat detare anijet janë fundosur, ndërsa shumë biznese janë shkatërruar.

Ndërkaq, 34 persona janë evakuuar në vende të sigurta. Cikloni pritet të prekë Greqinë kontinentale në ditët e ardhshme dhe autoritetet greke kanë udhëzuar për qytetarët që të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin lëvizjet në zonat bregdetare. g.v/abcnews.al