VIDEO/ Tronditëse, Aguero kalon mini-aritmi gjatë transmetimit në platformën “Twitch”

schedule19:01 - 30 Mars, 2023

schedule 19:01 - 30 Mars, 2023

Sergio Aguero mori pjesë në një transmetim live në platformën “Twitch” të Ibai Llanos dhe në një moment të bisedës ai ndaloi fjalimin duke mbajtur gjoksin.

Sipas mediave spanjolle, ai pati një shtrëngim në gjoks, duke shqetësuar kështu bashkëpjesëmarrësit e tij në këtë live, derisa vet argjentinasi tha se ka pasur probleme me ritmin e rrahjeve të zemrës.

“Çfarë ka, shoku?”, e pyeti Ibai Llanos kur pa Aguero-n duke shtrënguar duart.
Aguero u përgjigj: “Mendoj se pata një mini-aritmi”.

A doni që të shkojmë te mjeku?” – u përgjigj Llanos.

“Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal,”, vazhdoi Aguero.

Sulmuesi argjentinas pësoi një aritmi në tetor të vitit 2021 kundër Alavés kur ende militonte për klubin e Barcelonës dhe pasi u testua nga një kardiolog atij më iu desh të tërhiqej nga futbolli. Që atëherë ai ka marrë pjesë me Ibai Llanos dhe në turne si Kings League dhe vazhdimisht bën “live stream” në platformën “Twitch”. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!