Bayern München vazhdon dominimin në Gjermani. Rekordmenët gjermanë e mbyllën dje kampionatin me fitoren 0-4 në transfertë kundër Wolfsburgut dhe ngritën dhe titullin kampion.
Me titullin e këtij viti, bavarezët vendosin një rekord të ri, pasi ky ishte i teti radhazi që fitojnë. Ditën e sotme skuadra ka vazhduar stërvitjen, pasi sfida e radhës është finalja e Kupës së Gjemanisë, kundër Bayern Leverkusen.
Ajo që ra në sy në seancën e sotme stërvitore, ishte mënyra se si po stërvitej Manuel Neuer. Portieri gjerman po bënte ushtrime për muskujt e barkut, ku si peshë po përdorte trofeun e Bundesligës. Një veprim që tregon dominancën e bavarezve dhe sigurisht videoja e tij tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. /abcnews.al
https://twitter.com/espnfc/status/1277212405509038081?s=21