Dinamo është një nga klubet më të mëdha shqiptare. Skuadra kryeqytetase ka fituar 18 herë titullin kampion dhe 13 herë Kupën e Shqipërisë. Prej vitesh rënkon në Kategorinë e Parë, duke thyer zemrat e tifozëve të saj. Klubi është rikthyer pas në kohë dhe pa kujtuar një fitore historike në postimin e bërë në rrjetet sociale.
Faruk Sejdini kishte formuar një skuadër fantastike në sezonin 2001-2002, duke ia ka dalur të fitojë titullin kampion. Blutë u kualifikuan në Champions League dhe shorti i vuri përballë Kaunas të Lituanisë.
Kryeqytetasit zhvillonin një ndeshje të madhe 17 korrikun e vitit 2002, përmbysën avantazhin e dyfishtë të vendasve dhe realizuan fitoren e parë të një skuadre shqiptare jashtë fushë në kompeticionet europiane. Golat e fitores 2-3 u shënuan nga Julian Ahmataj, Arjan Pisha dhe Ilir Qorri. Një javë më vonë mbyllej pa gola sfida e kthimit dhe Dinamo kualifikohe më tej. /abcnews.al