VIDEO | Triumf me “poker” për Bayern Munchen, M’Gladbach bie në kryeqytet

schedule17:25 - 23 Nëntor, 2019

schedule 17:25 - 23 Nëntor, 2019

Bayern Munchen nuk ka hasur vështirësi për të fituan jashtë fushe. Ekipi bavarez mposhti 0-4 golash Dusseldorf dhe tani kreu është vetëm një pikë larg. Miqtë mbyllën llogaritë në pjesën e parë, aty ku shënuan Pavard, Tolisso dhe Gnabry.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i brazilianit Coutinho, i cili vulosi fitoren me “poker” golash. Festë e dyfishtë për kampionët në fuqi, të cilët morën një lajm shumë të mirë nga kryeqyteti. Union Berlin fitoi 2-0 përballë kryesuesve të M’Gladbach, që vazhdon gjithsesi të jetë në krye me 24 pikë, një më shumë se Bayern.

Në vend të tretë është ngjitur Schalke 04. Ekipi mbretëror fitoi 1-2 kundër Werder Bremen të Milot Rashicës, i cili u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes. Në ndeshjet e tjera, Wolfsburgu siguroi tre pikë të rëndësishme jashtë fushe kundër Eintracht Frankfurt, teksa dueli Leverkusen-Freiburg u mbyll pa fitues. /abcnews.al

Bayer Leverkusen –  Freiburg 1-1
(Diaby 36′ / Holer 5′)

Dusseldorf – Bayern Munchen 0-4
(Pavard 11′, Tolisso 27′, Gnabry 34′, Coutinho 70′)

Eintracht Frankfurt – Wolfsburg 0-2
(Weghorst 19′, Joao Vistor 65′)

Union Berlin – M’Gladbach 2-0
(Ujah 15′, Andersson 90+2′)

Werder Bremen – Schalke 04 1-2
(Osako 80′ / Harit 43′, Raman 53′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!