VIDEO/ Triumf me “poker” dhe vendi i parë, Sociedad në krye të La Liga

schedule23:20 - 25 Tetor, 2020

schedule 23:20 - 25 Tetor, 2020

Real Sociedad fitoi 4-1 në fushën e vet përballë Huescas dhe është ngjitur në krye të La Ligas. Ekipi bask siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe kryeson i vetëm me 14 pikë pas javës së shtatë.

Golat dhe rastet e REAL SOCIEDAD-HUESCA

Kapiteni Mikel Oyarzabal realizoi një dygolësh, teksa “pokerin” e Sociedad e plotësuan Portu dhe Alexander Isak. Rafael Mir Vicente barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e parë të pjesës së dytë për miqtë, por vetëm kaq.

Një fitore tepër e rëndësishme për ekipin e Imanol Alguacil, që është surpriza më e bukur e javëve të para të këtij sezoni në elitën e futbollit iberik. /abcnews.al