Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Triumf me “poker” dhe spektakël, Barcelona “çmonton” Huescan

schedule22:54 - 15 Mars, 2021

schedule 22:54 - 15 Mars, 2021

Barcelona nuk e pati të vështirë të marrë sot tre pikët e radhës dhe të afrohet me Atleticon në renditjen e La Liga. Përballë ishte Huesca, që doli nga “Camp Nou” e mposhtur me shifrat 4-1.

Fillimisht ishte Leo Messi me një goditje shumë të bukur jashtë zonë, duke tundur rrjetën në minutën e 13-të. Më pas ishte Griezmann që realizoi në mënyrë identike në minutën e 35-të.

Në fund të pjesës së parë gjatë një kundërsulmi Huesca rrezikon portën dhe merr një penallti, që pritet të hasë në diskutime pas ndeshjes, me Barcelonën që po vuan jo pak nga vendimet e gjyqtarit. Rafa Mir e shënoi penalltinë për 2-1.

Në pjesën e dytë Barcelona tundi rrjetën sërish. Protagonist Leo Messi, që dha një krosim të telekomanduar për Mingueza, i cili kërceu më shumë se të gjithë dhe tundi rrjetën. Në fund Leo Messi gjeti kohën dhe mundësinë për të fiksuar shifrat në 4-1. Tani Atletico është vetëm 4 pikë larg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!