Festojnë Apolonia dhe Dinamo. Fierakët ia kanë dalë të fitojnë në shtëpi me Shënkollin, madje me rezultatin e thellë 5-1. Skuadra e drejtuar nga Artan Mergjyshi i mbylli llogaritë që në pjesën e parë, kur shënoi tre gola.
Gjata dhe Zaimaj realizuan për pesë minuta dhe i dhanë qetësinë e duhur Apolonisë, që në fundin e fraksionit të parë të lojës shënoi edhe golin e tretë me Mehmetin. Dhjetë minuta nga nisja e pjesës së dytë Danaj i ngushtoi shifrat në 3-1.
Fierakët u rihodhën në sulm dhe mesfushori Ymeraj shënoi edhe golin e katërt për Apoloninë. Deri në fund pati kohë edhe për një gol të Krasniqit. Me këtë fitore fierakët u ngjitën në vendin e dytë, me një pikë më pak se Pogradeci kryesues.
Fitore e madhe për Dinamon në Shijak. Erald Kolgega nderoi blutë e kryeqytetit me golin e shënuar dhe u dha tre pikë jetike. Gjithsesi heroi i vërtetë ishte portieri Klajdi Kuka, i cili në fundin e pjesës së parë priti një penallti të gjuajtur nga Ermir Rezi.
KATEGORIA E PARË – JAVA 14
E diel, më 2 shkurt, ora 14:00
Grupi A
Erzeni-Dinamo 0-1
Shënues: Kolgega 69′
Grupi B
Apolonia-Shënkolli 5-1
Shënues: Gjata 13′, Zaimaj 18′, Mehmeti 45′, Ymeraj 67′, Krasniqi 90’/ R. Danaj 55′