Një ekspert anti-eksploziv ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe u gjet një lëndë plasëse në Sarandë. Mësohet se kallëpi i tritolit është çmontuar dhe se nuk është shkaktuar asnjë dëm.
Bëhet me dije se sasia ishte 100 gr. Ndërkohë grupi hetimor vijon punimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ngjarja u raportua mëngjesin e sotëm, ndërsa objekti ishte në pronësi të avokatit Ilia Thanasi, njëkohësisht ish-kryetar komune i Aliko. Dyqani shërbente për shitje të dekoreve për festa dhe të luleve.
/abcnews.al/