KAMËZ– Në portën rrethuese të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziut u vendos një sasi tritoli në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, ndërsa në pamje shihen dëmet e shkaktuara.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet që pjesa e xhamit të jashtëm të banesës është dëmtuar si dhe disa makina të parkuara në oborr.
Nga shpërthimi nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale./abcnews.al

