Oliver Giroud kishte kohë që nuk niste një ndeshje si titullar me Chelsea. Frank Lampard ka zgjedhur francezin në majë të sulmit për derbin ndaj Tottenham dhe kampionit të botës i kanë mjaftuar 15 minuta për të shënuar.
Goditje të njëpasnjëshme të “Bluve të Londrës” dhe Giroud ia del më në fund të mposhtë patriotin Lloris. Kjo është një sfidë shumë e rëndësishme për objektivin Champions dhe Chelsea ka hedhur një hap drejt tre pikëve. /abcnews.al
#giroud goal for chelsea #CHETOT pic.twitter.com/kWFUm7Pet3
— Gu (@Gu63354954) February 22, 2020