Emir Sahiti me Hajduk Split dhe Enis Çokaj me Lokomotiv Zagreb ishin protagonistë në javën e parë të kampionatit kroat në ndeshjen mes ekipeve të lojtarëve shqiptarë.
Beteja u mbyll me shifrat 2-2 dhe Enis Çokaj autor i dy asisteve në po aq gola të Lokomotivës. Gjithashtu Sahiti dha një asist shumë të bukur për shokët e tij te Hajduk në golin e parë të ndeshjes.
Pas kësaj paraqitje shumë të mirë të dyshes kuqezi, Sofascore, e cila bashkëpunon me OPTA për statistikat, i ka radhitur Çokajn dhe Sahitin në formacionin më të mirë të premierës së kampionatit kroat. /abcnews.al