VIDEO | Trazira në Çeki, tifozët anglezë e pësojnë keq

schedule10:31 - 12 Tetor, 2019

schedule 10:31 - 12 Tetor, 2019

Anglezët janë të pandreqshëm kur vjen puna për sherret në ndeshje futbolli. Kohët e trazirave në stadiume kanë ikur, por në rrugë u pëlqen akoma të kenë përplasje. Të fundit sherr e kanë regjistruar në Çeki, aty ku kombëtaraja e tyre është mundur me rezultatin 2-1 një ditë më parë.

Sky Sports ka publikuar video nga trazirat që kanë shkaktuar tifozët anglezë, të cilët janë konfrontuar me policinë çeke dhe tifozë vendas. Sende të forta të hedhura dhe kapsolla, kjo është ajo çka shihet në videon, ku forcat e rendit vërshojnë për të shpërndarë turmën e tifozëve. Disa përfundojnë të shtrirë, pasi u përdor edhe gaz lotësjellës.

Policia çeke ka bërë me dije se janë bërë 31 arrestime, 14 prej tyre të anglezë. Incidentet ndodhen në dy bare. Tifozët anglezë kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe i janë përgjigjur negativisht kërkesës së policisë për të larguar flamujt e mëdhenj nga ndërtesat, si dhe të hiqnin maskat dhe materialet piroteknike. /abcnews.al