Roma ka mposhtur me rezultatin 2-1 skuadrën e Milanit, që vazhdon të bëjë hapa fals në Serie A. Verdhekuqtë kryeqytetas nuk e nisën mirë sfidën, me Milanin që bëri një start të shpejtë.
Megjithatë, golin do e shënonin ata të parët, me anë të sulmuesit kryesor të skuadrës, Edin Dzeko. Boshnjaku përfiton edhe nga një pasiguri në mbrojtjen e “Djallit”, për të shënuar në minutën e 38-të.
Në pjesën e dytë, Milani arriti të reagojë. Ishte mbrojtësi i majtë, Theo Hernandez ai që barazoi, në minutën e 55-të. Megjithatë, festa kuqezi zgjati vetëm pesë minuta, pasi romakët do të kalonin sërish në avantazh.
Talenti Zaniolo do të shënonte një gol të bukur në minutën e 58-të, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 2-1. Duket se dhe ndërrimi i trajnerit nuk po jep rezultat te “Djalli” kuqezi./abcnews.al
Serie A, java 9
Roma – Milan 2-1
Dzeko 38′, Zaniolo 58′ / Hernandez 55′