Shkolla nisi ndryshe pa Martinin.
Të heshtur, me lule në duar, nxënësit e shkollës “Fan Noli”, mëngjesin e kësaj të marte shkuan në shkollë, po iu mungonte shoku i tyre që u vra një ditë më parë.
Lule dhe qirinj u vendosën në vendin ku u godit me thikë i mituri. Nuk munguan edhe fotografitë me mesazhe ngushëllimi për Martin Canin.
Mungesën e 14 vjecarit, e ndjejnë më shumë shoket e klasës, të cilët ndezën qirinj në kujtim të tij edhe tek porta e shkollës.
“Nuk ishte një ditë normale mësimi kjo e martë në shkollën 9 vjecare “Fan Noli” në Tiranë. Martin Cani, nxënësi i klasës së nëntë mungoi në bankën e tij. Goditja me thikë në zemër i mori jetën një ditë më parë 14 vjecarit. Humbja e të miturit i ka prekur të gjithë mësues e nxënës.”
Shokët dhe shoqet që e njihnin shprehen të tronditur. Martinin e përshkuajnë si djalë të sjellshëm dhe të qetë.
“Ishte nje djale shume i mire. Nuk e mendoj dot që ishte i perfshire ne kete rast.”
“Ishte shume djale i mire, i urte.”
Atë që panë një ditë më parë e kanë të vështirë ta harrojnë.
“Ishin mbledhur të gjithe aty dhe po përpiqeshin ta shpëtonin.”
Humbja e jetës së 14 vjeçarit pranë shkollës ka shokuar prindërit.
“Dhimbja eshte njesoj si ta njohësh, si mos e njohësh. Nuk me benin kembet te vija sot të sillja vajzen ne shkolle.”
“E priste nena ne shtepi per dreke, ku i vajti ai femije. Te mos ankohen per mesuesen se i futi nje shpulle, nuk i gjen gje nga nje shpulle.”
Të prekur nga ngjarja, të tjerë prindër e shohin si emergjente reflektimin për edukimin e fëmijëve.
“T’i kushtojne nje çik vemendje se rrine gjithe kohes ne tik tok, instagram. Përgjegjesi kryesor eshte familja. Nese shoqëria dështon hallka e parë është familja.”
Mes dhimbjes dhe lotëve të familjarëve, të afërmve dhe shokëve 14 vjecarit iu dha lamtumira e fundit këtë të martë./abcnews.al