Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tragjedi në jug të Iranit, raketa godet shkollën dhe vret 40 nxënëse

schedule13:23 - 28 Shkurt, 2026

schedule 13:23 - 28 Shkurt, 2026

Disa civilë, përfshirë nxënëse, kanë humbur jetën pas një sulmi ajror në Iran.

Sipas mediave shtetërore iraniane, në një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një shkolle fillore në jug të vendit janë vrarë 40 nxënëse.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA njoftoi se një raketë izraelite goditi një shkollë fillore për vajza në qytetin Minab, në provincën Hormozgan në jug të Iranit, shkruan skynews.



Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, objektivi i sulmit ishte shkolla “Shajereh Taybeh”. Në kohën e goditjes, në turnin e mëngjesit po merrnin mësim rreth 170 vajza nxënëse.

Mediat iraniane thonë se shkolla ishte goditur direkt nga sulmi. Ekipet e shpëtimit ishin në terren, duke punuar për të larguar rrënojat dhe për të ofruar ndihmë atyre që mbijetuan.

Gjithashtu raportohet se 48 nxënëse janë lënduar dhe se po marrin trajtim mjekësor në sptaile.

Ndryshe, Irani në bashkëpunim me SHBA-në ka nisur sulmet ajrore ndaj Iranit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!