VIDEO/ Trafik i rënduar në Lezhë, pushuesit “dynden” drejt plazheve të Shëngjinit dhe Tales

schedule14:29 - 11 Gusht, 2020

schedule 14:29 - 11 Gusht, 2020

Pushuesit dhe emigrantët të kthyer pranë familjeve apo për të marrë dokumentet e identitetit kanë sjellë sërish trafik në Lezhë. Java e dytë e gushtit nisi me një trafik të rënduar në qytet dhe në superstradën që përshkon hyrjen e qytetit duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Thuajse deri në mesditë vijon ky rendim i trafikut që rikthehet edhe në orën e mbrëmjes për shkak të daljeve te pushuesve nga plazhet e Shëngjinit e Tales.

Burime nga Policia Rrugore e Lezhës kanë bërë të ditur se gjatë kësaj fillim jave ka patur shtim të numrit të automjeteve që qarkulloine në rrugët e Lezhës, por pa krijuar bllokim të levizjes.

Duke parë këtë tendencë po bëhen organizime shtese me patrulla për fundjavën ku pritet rritje e mëtejshme e fluksit të mjeteve kryesisht në hyrje dhe po ashtu në mbyllje të javës me daljet e pushuesve. Lëvizja me mjet në Lezhë mund të jetë normale vetëm gjatë orëve të pasdites kohë kur ka rënie të qarkullimit./abcnews.al