Trabzonspori është shumë i fortë për Partizanin, por u shënoi vetëm një gol kampionëve të Shqipërisë. Miqësorja e luajtur sot është mbyllur me rezultatin 1-0 dhe autori i tij ishte sulmuesit Sorloth, i cili në mesin e pjesës së parë mposhti portierin Alban Hoxha.
Me Partizanin sot debutoi edhe mbrojtësin Dorian Kërçiku, i cili zbriti në fushë në pjesën e dytë, kur edhe trajneri Adolfo Sormani bëri shumë zëvendësime. Trabzonspor ishte më lart dhe rrezikoi më shumë, por të kuqtë nuk pësuan gol tjetër.
Në fund madje edhe mund të kishin barazuar, por portieri i skuadrës turke e devijoi goditjen e Boldor nga goditja e dënimit. Ky rast u regjistrua në shtesë dhe më pas nuk pati më kohë, pasi arbitri mbylli takimin.
TRABZONSPOR-PARTIZANI 1-0
Shënues: Sorloth 22′
TRABZONSPOR: Erce, Pereira, Huseyin Turkmen, Campi, K. Ahmet, Sosa, A. Parmak, Ndiaye, Nwakaeme, Sturridge, Sorloth.
PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Bilali, Idrizaj, Trashi, Telushi, Romero, Cordeiro, Çinari, Braën, Bardhi. (U aktivizuan: L. Malaj, Boldor, Hakaj, Kërçiku, Kodra, Dajçi, Kote, Ferati, Ekuban, Solomon, Llanaj). Trajner: Adolfo Sormani /abcnews.al