VIDEO | Tottenham vuan ndaj Norwich, Leicester shkatërron ekipin londinez

22:24 | 22/01/202022:240

Janë mbyllur dy nga tre sfidat e sotme në Premier League, me Leicester Cityn dhe Tottenham Hotspur që kanë marrë tri pikët e radhës. “Dhelprat” mposhtën me rezultatin e thellë 4-1 ekipin londinez të Ëest Ham, në një sfidë pa shumë luftë.

Leicester dominoi dhe arriti të shënojë plot 4 gola, por humbën dy lojtarë të rëndësishëm për shkak dëmtimi. Jamie Vardy dhe Nempalys Mendy u larguan para kohe nga kjo sfidë për shkak dëmtimi. Vardy pritet të jetë një mungesë e madhe për Brendan Rodgers, pasi deri më tani, është golashënuesi më i mirë në Premier League, me plot 17 gola.

Ndërsa Tottenham Hotspur ka vuajtur përballë Norwich, duke fituar me vështirësi 2-1. Dele Alli shënoi fillimisht për “Gjelat”, ndërsa Pukki me penallti barazoi për “Kanarinat”. Për t’i dhënë fitoren Tottenhamit, mendoi koreani Son, i cili shënoi me kokë me portën e boshatisur./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono