VIDEO/ Tottenham shtrydh “Qershitë”, “Spurs” e mbyllin vitin me spektakël ndaj Bournemouth

schedule17:16 - 31 Dhjetor, 2023

schedule 17:16 - 31 Dhjetor, 2023

Nuk mund të kishte mbyllje më të bukur, për këtë fazë të bukur të sezonit. “Londinezët” e Tottenham arritën një fitore madhështore pasditen e kësaj të diele, teksa në “Tottenham Hotspur Stadium” mundën “Qershitë” e Bournemouth me rezultatin e thellë, 3 me 1, në përballjen e fundit të këtij viti kalendarik, të vlefshme për javën e 20-të të Premier League.

Për të siguruar fitoren e djemve, të Ange Postecoglou mjaftuan golat e Pape Matar Sarr, Heung-Min Son e Richarlison, gola këta të shënuar në minutat 9’, 72’ e 80’, ndërsa për miqtë “goli i nderit” erdhi në minutën e 84’-t, nga “fantazisti” anglez, Alex Scott, i cili dërgon bukur në rrjetë një pasim të Tavernier, për të “vulosur” rezultatin e përgjithshëm, 3 me 1.

Pas kësaj fitoreje, skuadra e Tottenham vijon të renditet në vendine  5-të të tabelës, teksa tashmë ngjitet në kuotën e 39 pikëve, duke qëndruar vetëm 3 pikë, kryesuesve të Liverpool e Aston Villa, të cilat kanë nga 42 pikë. Në krahun tjetër, “Qershitë” e Bournemouth mbeten në vendin e 12-të të tabelës, me 25 pikë, 1 më shumë se Fulham edhe 3 më pak se Chelsea e Wolves. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Pape Matar Sarr, 1-0:

Goli i Heung-Min Son, 2-0:

Goli i Richarlison, 3-0:

Goli i Alex Scott, 3-1: