VIDEO/ Tottenham nuk njeh më fitore, “Spurs” mposhten në shtëpi nga Aston Villa

schedule17:06 - 26 Nëntor, 2023

schedule 17:06 - 26 Nëntor, 2023

Tottenham vazhdon të marrë rezultate negative në Premier League, pasi u mundën nga Aston Villa me rezultatin 1-2, disfata e tretë radhazi.

Spurs kaluan të parët në avantazh, pasi Lo Celso shënoi një goj fantastik nga distanca në minutën e 22’. Barazimi i rezultatit erdhi në minutën e 7’ të shtesës së pjesës së parë, me Torres i cili rikthehu baraspeshën.

Në pjesën e dytë, ishte përsëri Aston Villa e cila shënoi, ku Watkins dyfishoi shifrat për skuadrën e tij në minutën e 61’.

Kjo humbje i kushton shumë Tottenham, pasi tashmë zbresin në vendin e pestë me 26 pikë, ndërsa Aston Villa ngjitet në vendin e katërt me 28 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat