VIDEO/ Tornadoja “godet” ishullin grek

schedule15:11 - 14 Gusht, 2022

schedule 15:11 - 14 Gusht, 2022

Pamje mbresëlënëse vijnë sot nga ishulli grek i Lemnosit, teksa kushtet e motit krijuan mundësinë e shfaqjes së një tornadoje.

Ata që e panë më herët këtë fenomen në zonën e aeroportit të ishullit u habitën.

Në atë kohë, në fakt, nga avioni i fluturimit çarter sapo kishin zbritur vizitorët skandinavë , të cilët ndaluan për të kapur fenomenin natyror me celularët e tyre.

Kohëzgjatja e vorbullës zgjati pesë minuta dhe fatmirësisht nuk shkaktoi dëme./Abcnews.al/