Jo më kot janë në listën e pretendentëve, për fitimin e Premier League këtë sezon. “Topçinjtë” e kanë nisur me shumë vrull këtë vit kalendarik, në elitën e futbollit anglez, teksa mesditën e kësaj të shtune kanë “shpërfytyruar” me 5 “shuplaka”, skuadrën e Crystal Palace, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit.
Dy gola në pjesën e parë, fillimisht nga qendërmbrojtësi brazilian, Gabrial Magalhaes, në minutën e 11’-të dhe një autgol i Dean Henderson, në minutën e 37’-të mjaftuan për t’i dhënë avantazhin e dyfishtë teknikut, Mikel Arteta dhe në pjesën e dytë u “vulos” gjithçka me “fantazistin” belg, Leandro Trossard, që dërgon topin në rrjetë, në minutën e 59’-të e më pas “yllin” i sulmit të skuadrës, Gabriel Martinelli realizon një dopietë të shpejtë në minutat 94’ e 95’ të sfidës, duke “hipotekuar” fitoren me “manita”.
Falë këtij rezultati, skuadra e Arsenal ngjitet në kuotën e 43 pikë, po aq sa Manchester City e Aston Villa, me “Topçintë”, që janë 2 pikë më pak se kryesuesit e Liverpool e 3 më shumë se skuadra e Tottenham. Në krahun tjetër, skuadra e Crystal Palace ndodhet në vendin e 14-të të renditjes, me 21 pikë, nga 21 ndeshje. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: