Fikayo Tomori është i dëmtuar dhe do të mungojë disa javë, për shkak se rikuperimi i tij zgjat.
Në deklaratën pas ndeshjes me Juventusin ku kuqezinjtë barazuan 0-0, trajneri Stefano Pioli u pyet edhe për mundësinë që Tomori të luajë në derbin e 6 shkurtit kundër Interit.
“Nuk e di nëse do të jetë për derbi, vështirë të them po”, u përgjigj Pioli që u përgjigj shkurt sa i përket shanseve që Tomori ka për të qenë në “San Siro” në supersfidën e Seria A.
Por, mbrojtësi anglez është duke bërë maksimumin për të qenë gati për të zbritur në fushë, qoftë edhe duke shtrënguar dhëmbët, në ndeshjen e sezonit.
Ndaj Juventusit, për t’i treguar afrimitet skuadrës, ishte në dhomat e zhveshjes dhe i dha zemër kuqezinjve, ndërsa sot ka postuar një video ku edhe në ditën e pushimit punon në palestër.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al