Pasagjerët e një avioni janë përballuar me një situatë të frikshme, pasi për shkak të një problemi janë detyruar të vendosin maskat e oksigjenit.
@
Avioni ishte nisur nga Varshava për në Bruksel, por është detyruar të bëjë ulje emergjente pas 40 minutash. Për shkak të një problemi në kabinën e avionit, pasagjerëve u është kërkuar të vendosin maskat e oksigjenit deri në ulje.
Pavarësisht panikut, pasagjerëve iu kërkua të mbanin maskat deri sa avioni të ulej dhe të ruanin qetësinë.
/abcnews.al